Era favorizon përhapjen, zjarri në masivin pyjor të Drenovës përfshin dhe Gorishovën
Zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të Drenovës, i favorizuar edhe nga era e fortë, ka avancuar drejt kodrave të Gorishovës, duke u përhapur në një sipërfaqe të gjerë.
Më herët, një situatë kritike është tejkaluar pranë grupeve të puseve të naftës 25 dhe 38, ku flakët janë afruar shumë pranë, duke krijuar një situatë alarmante.
Në përballje me zjarrin kanë qenë mjetet zjarrfikëse të Fierit, Mallakastrës, Roskovecit, Beratit, Patosit dhe Albpetrolit, të cilat kanë punuar pa ndërprerje deri në neutralizimin e vatrave më të rrezikshme.
Situata është ndjekur në terren edhe nga kreu i Albpetrol, Eltar Deda ndërkohë, kanë mbërritur edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë, që po ndihmojnë në përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, të cilat, për shkak të erës, po përhapen në disa drejtime njëherësh.
Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
“Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit