Ndërhyrje nga ajri te zjarri në Drenovë, shmanget avancimi drejt puseve të naftës

17 Korrik 2025 | 15:31

Në ditën e katërt, zjarri vazhdon të jetë aktiv në një sipërfaqe të gjerë në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër.

Mëngjesin e kësaj të enjte, 40 forca të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve, ndërsa nga ora 06:00 ka nisur edhe ndërhyrja ajrore me dy helikopterë.

Në terren ka zbritur Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Haki Çako, i cili, i shoqëruar nga autoritetet vendore, ka monitoruar nga afër situatën.

Në një prononcim për mediat, Çako ka deklaruar se vatrat e zjarrit janë nën kontroll, me ndërhyrje si nga ajri, ashtu edhe nga toka.

Ai ka theksuar se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

Gjithashtu, Çako ka theksuar nevojën për ashpërsimin e ligjit për zjarrvënësit.

Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

“Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026