Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të qindra të dënuarve dhe ulje dënimi për qindra të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga Ministria e Drejtësisë, 541 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgjet, ndërsa 803 të dënuar përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu, 173 raste përfitojnë nga rillogaritja e dënimit dhe 67 të dënuar nga bashkimi i dënimeve. Nga ana tjetër, 609 persona nuk përfitojnë nga amnistia, pasi nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në ligj.
Institucionet e vuajtjes së dënimit me numrin më të lartë të të liruarve janë Lushnja me 127 të liruar, Fieri me 104 dhe Reçi me 101 te liruar.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka deklaruar se nga amnistia nuk përfitojnë personat e dënuar për vepra që jane hetuar nga SPAK dhe GJKKO-së, si dhe autorët e një sërë veprave të rënda penale të përjashtuara me ligj.
Nga amnistia e këtij viti, bie në sy Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi dhe Erisa Fero, e dënuar në një çështje të lidhur me trafik narkotikësh ish-punonjëse e AKSHI-t.
Procesi i lirimit po zhvillohet në të gjitha burgjet e vendit nën mbikëqyrjen e autoriteteve përgjegjëse dhe pritet të përfundojë brenda ditës. Amnistia synon, krahas efektit humanitar për kategori të caktuara të të dënuarve, edhe uljen e mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera