U bë virale në rrjet, tregtarja nga Saranda rrëfen debatin me inspektor Muçin
Në emisionin “People” në Euronews Albania foli në një lidhje live tregtarja ambulante nga Saranda, Bardha Nesturaj, e cila u bë virale në një video kur debatonte me inspektorin e zonës të quajtur Muçi.
Inspektor Muçi i kërkonte Bardhës që ajo të lëshonte faturë tatimore për produktet që shiste, ndërsa Bardha i thoshte: “Ku mund të siguroj unë një faturë për rigonin ose për produkte të tjera që i mbledh në mal?”
Duke folur në Euronews, Bardha tha se ka 35 vite që është tregtare ambulante, ndërsa sqaroi dhe debatin me inspektor Muçin, ku u shpreh se e mira e këtij debati ishte qartësimi i gjërave dhe konkludimi i ligjit që për tregtarët ambulantë nuk ka taksa.
“Muçi më kërkonte në fillim dokumentin e burimit të mallit. Ne këtë furnizim kemi kaq kohë që shkojmë dhe e merrim në fshatra. Janë produkte që i merrnim direkt nga toka. Nuk ke ku merr faturë. Rigonin, çajin e malit, rozmarinën… shkojmë në mal i mbledhim, dhe të sigurojmë edhe kuponin? Është barrë e rëndë! Aty ku shkoj në mal e këpus këtë gjë, kujt t’i marr faturë ose dokument?”,tha ajo.
Çfarë u arrit pas debatit me inspektor Muçin?
“Fatura nuk tregon origjinën e produktit. Duhet të ketë një standard që të përmbajë një formular që të më thotë: emri i bimës, origjina, nga vjen, ku shkon, si shkon, etj. Duhet të jetë një formular që një zyrë duhet ta lëshojë. Dhe kjo, nëse lëshohet, fshatari do të jetë i obliguar ta plotësojë dhe që unë t’i jap garancinë atij që do t’ia shes. Sot e kësaj dite nuk jep produkte me faturë fshatari, vetëm në magazina. Rigonin, çajin e malit e kemi mbledhur vetë. Është një risi, që e mbledhim në malet e Sarandës dhe e marrim vetë.Si ta gjej një faturë për një produkt që unë e mbledh vetë në mal? Edhe Muçi nuk më dha një zgjidhje për këtë. Gjithsesi, mendoj se ishte pozitive kur u tregua ligji dhe u lexua shumë mirë e bukur që tregtia ambulante nuk ka taksa, dhe kjo ishte që pas atij debati që u bë në fund doli kjo,” tha tregtarja Bardha Nesturaj.
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës