Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi
Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmi është konfirmuar nga i biri në rrjetet sociale.
Ish-boksieri Ahmet Golemi është shpallur 5 herë kampion dhe katër herë nënkampion në vendin tonë, ndërsa e vijoi më tej kontributin e tij në fushën e letrave dhe të gazetarisë sportive, ku do të mbahet mend gjatë si komentatori me zërin e spikatur.
Edhe presidenti Ilir Meta përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me lajmin e ndarjes nga jeta të ish-kampionit të boksit.
“Pionier i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në “duel” edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t’u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.
Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet”, shkruan mes të tjerash kreu i shtetit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta