OBSH thirrje vendeve të pasura të shtyjnë vaksinimin e fëmijëve

15 Maj 2021 | 11:34

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje kombeve të pasura që të shtyjnë procesin e vaksinimit tek fëmijët e ato doza t’ia dërgojnë vendeve të varfra, teksa paralajmëroi se viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

“Në disa vende të pasura, të cilat blenë shumicën e stokut të vaksinave, po vaksinohen grupet që janë të një rreziku të ulët”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“E kuptoj përse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët, por në këto momente i bëj thirrje ta rivlerësojnë këtë vendim dhe t’ia dhurojnë ato doza COVAX-it”, shtoi ai.

COVAX synon të vaksinojë 20 për qind të popullatës së 92 popujve të varfra dhe shteteve në zhvillim që janë anëtarë të mekanizmit përpara fundit të vitit.

Vetëm 0.3 për qind e vaksinave kanë mbërritur në vende me të ardhura të ulëta, rreth 59 milionë doza të dërguara përmes COVAX.

Sipas një analize të pavarur të menaxhimit të pandemisë në mbarë botën, shtetet e pasura duhet të dhurojnë rreth 1 miliardë doza tek vendet me të ardhura të ulëta përpara 1 shtatorit për të devijuar rrjedhën e pandemisë me shpejtësi.

Vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 në 15 vjeç është miratuar në Kanada dhe SHBA.

Dr. Tedros theksoi se në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk ka pasur vaksina të mjaftueshme as për të imunizuar punonjësit shëndetësor ndërsa spitalet po tej mbushen me pacientë të sëmurë rëndë.

“COVID-19 ka marrë 3.3 milionë jetë njerëzish deri tani dhe jemi në rrugën që viti i dytë i kësaj pandemie të jetë edhe më vdekjeprurës se i pari”, paralajmëroi ai.

Sipas raportimit të përjavshëm të OBSH mbi pandeminë, kontinenti amerikan ka regjistruar 40 për qind të të gjitha fataliteteve nga COVID-19 gjatë javës shkuar, ndërsa India 30 për qind.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026