​LDK mbështet Albin Kurtin për të ngritur padi kundër Serbisë për gjenocid

15 Maj 2021 | 14:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid të kryer gjatë luftës  së fundit në Kosovë.

Ky hap i shefit të qeverisë duket se ka gjetur përkrahje te tek partitë opozitare, konkretisht tek Lidhja Demokratike e Kosovës.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj ka thënë se LDK mbështet fuqishëm padinë për gjenocid ndaj Serbisë, pasi vlerëson se gjatë luftës së fundit pushteti i Serbisë ka tentuar të shfarosë popullsinë civile.

Megjithatë, LDK kërkon angazhim të gjithë spektrit politik, të shoqërisë civile, si dhe përfshirjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë në mënyrë që të sigurohen fakte të bollshme për padinë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Padinë për gjenocid ndaj Serbisë LDK e mbështet fuqishëm. Në vlerësimin tonë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elementin e shfarosjes që nënkupton që përbëjnë elemente të gjenocidit. Mirëpo, ne vlerësojmë në këtë proces të gjitha institucionet e vendit dhe jo vetëm, por edhe shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë duhet që të punojnë së bashku në mënyrë që momenti që të fillon ky proces i ngritjes së padisë të sigurohemi që kemi fakte dhe dëshmi të mjaftueshme për të prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në vendin tonë është kryer gjenocid nga pushteti i Serbisë”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës mendon se inicimi i kësaj padie nuk e dëmton procesin e dialogut me Serbinë, pasi vlerëson se kjo është çështje që i takon drejtësisë.

“Ne mendojmë që është mirë që është ngritur kjo çështje dhe mendojmë që kjo nuk është çështje politike dhe nuk e dëmton procesi ne dialogut me Serbinë. Kjo është çështje e drejtësisë dhe si e tillë duhet të trajtohet. Është shumë me rëndësi që në fund të këtij procesi që mendojmë se është i gjatë të vërtetohet dhe të dëshmohet se ndaj popullatës civile shqiptare dhe komuniteteve tjera është kryer gjenocid nga pushteti i Serbisë”, tha ai.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se të gjithë e kanë të qartë se kush ishte agresori dhe viktima gjatë luftës në Kosovë.

“Ne jemi të bindur se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë tek ne dhe kjo e meriton një padi. Qeveria e Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarët që e kanë plagën e hapur, e që besa edhe dhe ndaj ardhmërisë tonë, që kërkon një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori dhe kush është viktima”, është shrpehur Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026