Situata e zjarreve nga veriu në jug: 32 vatra zjarri në vend, 9 mbeten aktive
Situata e zjarreve në rang vendi vijon të paraqitet problematike në disa rajone të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.
Sipas raportimeve të ministrisë së Mbrojtjes, vatrat janë evidentuar në disa bashki të vendit. Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po përhapet në dy vatra të ndara – një në “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim.
Ndërkaq në Bulqizë një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, paraqet rrezikshmëri për t’u shuar për shkak të terrenit të vështirë me shkurre dhe dushqe. Një vatër zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi. Në Kurbin janë djegur rreth 65 ha pyje, ndërsa një tjetër vatër që po përhapet me shpejtësi raportohet në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq në Librazhd.
Ndërkaq në Jug, vatrat më aktive janë në fshatin Drenovë në Mallakastër dhe qafën e Shëngjergjit në malin e Dukatit.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Sipas IGJEUM, sot nuk priten reshje shiu, ndërsa qarqet me risk më të lartë nga zjarret janë Lezha, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Korça.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës