Tre të vdekur në Kosovë nga COVID-19
Në Kosovë situata epidemiologjike e COVID-19 raportohet e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë të konfirmuar pozitivë, ndërsa janë zbuluar edhe 40 raste pozitive, nga 2135 teste të kryera.
Të dhënat e fundit mbi epideminë janë bërë publike nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, i cili konfirmon se 358 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri total i tyre të shkojë në rreth 100 mijë.
“Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165”, njofton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.
Qeveria e Kosovës është vënë përballë kritikave nga kundërshtarët politikë në lidhje me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Sipas tyre, qeveria e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti nuk po bën sa duhet për të përshpejtuar procesin e vaksinimit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta