‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA:Po votojmë ligje që nuk i duam

22 Korrik 2025 | 08:46

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid programin federal që mbështet qytetarët me të ardhura të ulëta për shërbime shëndetësore senatori republikan nga Missouri, Josh Hawley, ka paraqitur një projektligj të ri për të shfuqizuar një pjesë të atyre shkurtimeve.

“Nuk duhet të lejojmë që shkurtime të mëtejshme në Medicaid të hyjnë në fuqi,” tha Hawley në një deklaratë për mediat.

Por ky veprim ka nxitur ironi nga kolegët e tij demokratë. Senatori Chris Coons nga Delaware shkroi në platformën X (ish-Tëitter):

“Vetëm që të jem i qartë… ai po paraqet një projektligj për të shfuqizuar projektligjin për të cilin votoi vetë… para dy javësh?”

Hawley e justifikoi votën e tij fillestare duke theksuar se projektligji do të sillte më shumë fonde për spitalet në Missouri gjatë katër viteve të para.

“Nuk mund të marrësh gjithçka që dëshiron në një ligj. Më pëlqen shumë nga ajo që bëmë. Disa pjesë nuk më pëlqejnë,” tha ai për gazetarët.

Ky episod është ilustrues i një tendence në rritje në Kongres gjatë mandatit të dytë të Donald Trump, ku shumë ligjvënës republikanë, pavarësisht rezervave, mbështesin projektligje që më pas kritikojnë publikisht. Në disa raste, kanë kërcënuar me votë kundër, për të kaluar në votë pro nën presion politik.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqësues konservatorë si Ralph Norman fillimisht e kundërshtuan projektligjin duke e quajtur “të paarsyeshëm”, por në fund e mbështetën atë pas garancive se do të kishte legjislacion të ardhshëm për të adresuar borxhin kombëtar, që sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit pritet të rritet me 3.3 trilionë dollarë për një periudhë 10-vjeçare.

Edhe në Senat, figura si Lisa Murkoëski nga Alaska shprehën shqetësime për ndikimin e projektligjit tek më të ndjeshmit, veçanërisht për Medicaid dhe SNAP (ndihmat për ushqim), por gjithsesi votuan pro duke theksuar rëndësinë e përfitimeve për shtetet e tyre.

Projektligji u miratua pa ndryshime edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe tashmë është dërguar për firmë te presidenti Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026