Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë në galerinë franceze
Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë të dytë nga një vizitor në një muze në Francë.
Vlera e kësaj vepre arrin në 6 milionë dollarë ndërsa ngjarja ndodhi më 12 korrik në galerinë Centre-Pompidou Metz, në lindje të Francës, ku vizitori konsumoi bananen, ndërsa ekipi i sigurisë veproi shpejt duke rikthyer veprën në vend vetëm disa minuta më vonë.
Bananja është një element i prishshëm i veprës, i cili zëvendësohet rregullisht sipas udhëzimeve të artistit.
Galeria njoftoi se artisti ishte i zhgënjyer nga veprimi i vizitorit ndërsa kjo nuk është hera e parë që kjo banane bëhet objekt i këtij veprimi.
Në vitin 2019, në panairin Art Basel Miami në Florida, amerikan David Datuna e shkuli bananen nga muri, e qëroi dhe e hëngri para qindra vizitorëve, duke krijuar një moment viral në botën e artit.
Atëherë, vepra u shit me një banane zëvendësuese për 120 mijë dollarë.
Në nëntor 2024, koleksionisti kinez Justin Sun e bleu “Komediani” në ankand për 6.24 milionë dollarë, përpara se të hante vetë bananen.
Galeria Centre-Pompidou në Metz e cilëson këtë vepër si “ndoshta veprën e artit më të ngrënë të 30 viteve të fundit.”

LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore