Agjencia amerikane e armëve bërthamore në shënjestër të një sulmi kibernetik

23 Korrik 2025 | 12:16

Agjencia amerikane që merret me projektimin dhe mirëmbajtjen e armëve bërthamore është bërë objektivi i një sulmi të sofistikuar kibernetik, pjesë e një fushate globale që ka shënjestruar softuerin SharePoint të kompanisë Microsoft.

Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore, e cila vepron në kuadër të Departamentit të Energjisë si një njësi gjysmë-autonome, ishte mes institucioneve të prekura. Megjithatë, autoritetet amerikane konfirmojnë se hakerët nuk kanë arritur të kenë akses në të dhëna të klasifikuara apo informacione të ndjeshme që lidhen me sigurinë kombëtare.

Kjo agjenci ka një rol thelbësor në arsenalin bërthamor të SHBA-së, duke përfshirë prodhimin dhe çmontimin e armëve bërthamore, furnizimin e flotës detare me reaktorë bërthamorë për nëndetëset, si dhe reagimin në raste emergjencash radiologjike. Ajo gjithashtu kontribuon në përpjekjet kundër terrorizmit dhe transportimin e armëve bërthamore në territorin amerikan.

Sipas Microsoft, pas këtij sulmi fshihen grupe hakerësh të mbështetur nga shteti kinez, të cilët kanë shfrytëzuar dobësitë e sistemit SharePoint për të depërtuar në rrjete të ndryshme të institucioneve dhe bizneseve në mbarë botën.

Sulmi është pjesë e një ndërhyrjeje më të gjerë të vitit 2020, që ka shfrytëzuar platformën e menaxhimit të IT-së nga kompania SolarWinds. Në atë kohë, Departamenti i Energjisë konfirmoi se ndërhyrja ishte izoluar vetëm në rrjetet e biznesit dhe nuk kishte prekur sistemet kritike.

Përveç SHBA-së, fushata kibernetike ka prekur edhe qeveri në Evropë dhe Lindjen e Mesme, si dhe institucione si Departamenti Amerikan i Arsimit, ai i të Ardhurave të Floridës dhe Asambleja e Përgjithshme e shtetit Rhode Island.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026