Kryeministri i Izraelit zotohet se do të vazhdojë sulmet ajrore në Gaza

16 Maj 2021 | 08:23

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua të shtunën se vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa nga militantët palestinezë në Gaza.

Në një fjalim televiziv, Netanyahu fajësoi grupin e Hamas-it për periudhën e fundit të dhunës vdekjeprurëse, e cila të dielën hyri në ditën e saj të shtatë.

“Javën e kaluar, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur,” tha ai.

“Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli është përgjigjur me forcë këtyre sulmeve dhe ne do të vazhdojmë të përgjigjemi me forcë derisa siguria e popullit tonë të rivendoset”,  shtoi ai.

Ai akuzoi Hamasin për “kryerjen e një krimi të dyfishtë lufte” duke synuar civilët izraelitë dhe duke përdorur civilët palestinezë “si mburoja njerëzore”.

Komentet e tij u pasuan me një përshkallëzim dramatik të konfliktit gjatë ditës së djeshme, me Izraelin që bombardoi shtëpinë e një komandanti të lartë të Hamasit dhe shkatërroi një ndërtesë që strehonte mediat ndërkombëtare, përfshirë Associated Press.

Kjo u pasua nga një breshëri e re raketash të Hamas-it.

Java e dhunës vdekjeprurëse u nis nga një sulm me raketa i Hamasit në Jeruzalem, pas javësh tensionesh në rritje dhe masave të ashpra izraelite në Jeruzalemin e kontestuar.

Që nga ajo kohë, Hamas-i ka qëlluar me më shumë se 2.000 raketa, megjithëse shumica kanë rënë ose janë përgjuar nga mbrojtjet anti-raketore.

Aeroplanët e luftës dhe artileria e Izraelit kanë goditur qindra objektiva përreth Gazës, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë.

Lexoni gjithashtu:

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Solidaritet e mbështetje, tensionet mes Izraelit e Palestinës shkaktojnë protesta në disa shtete

Etihadi dhe flydubai anulojnë fluturimet drejt Tel Avivit

Kronologji – Hamasi dhe Izraeli: një histori përplasjesh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026