Australia i qëndron planit për të rihapur kufirin në mes të vitit 2022

16 Maj 2021 | 08:48

Australia po qëndron në planet për të filluar rihapjen me pjesën tjetër të botës vetëm nga mesi i vitit të ardhshëm, thanë zyrtarët të dielën.

Në mars të vitit 2020, Australia mbylli kufijtë e saj për jo-shtetasit dhe personat që nuk janë rezidentë. Që atëherë ka lejuar vetëm ardhje të kufizuar ndërkombëtare, kryesisht qytetarë që kthehen nga jashtë.

“Gjatë gjithë rrugës do të udhëhiqemi nga këshillat mjekësore. Ne do të drejtohemi nga këshillat ekonomike”, tha kryeministri Scott Morrison në një konferencë televizive.

Mbyllja e kufijve të Australisë, e kombinuar me bllokime të parakohshme, gjurmim të shpejtë të kontakteve dhe pajtueshmëri të shëndetit publik ka renditur masat e saj të kontrollit ndër më të efektshmet në botë.

Infeksionet gjithsej rreth 29,700, me 910 vdekje.

Por, planet e rihapjes së kufijve të zbuluara këtë javë kanë shkaktuar kritika nga bizneset dhe industritë, si dhe politikanët në Partinë Liberale të Morrison.

Ndërkohë, zyrtari kryesor i shëndetit në Victoria, Brett Sutton, një nga ideatorët e bllokimit të ashpër dhe të suksesshëm të Melburnit prej 111-ditësh vitin e kaluar, sugjeroi që Australia duhet të fillojë të mendojë për një strategji të rihapjes pasi të ketë një mbulim të lartë të vaksinimit.

Buxheti i qeverisë i zbuluar këtë javë parashikon vaksinimin deri në fund të vitit për të gjithë australianët e gatshëm.

Mbyllja e kufirit ka bllokuar shumë australianë jashtë vendit. Shifrat qeveritare tregojnë se rreth 9,000 australianë në Indi kanë plotësuar kërkesat për t’u kthyer në shtëpi.

Lexoni gjithashtu:

OBSH thirrje vendeve të pasura të shtyjnë vaksinimin e fëmijëve

Vaksinimi i adoleshentëve, Hungaria shteti i parë që po injekton me ‘Pfizer’ grupmoshën 16-18 vjeç

Jo maska për të vaksinuarit, tjetër hap i ndërmarrë në SHBA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026