Festa e bektashinjve, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria në vendin e shenjtë në Përmet

16 Maj 2021 | 10:16

Muaji maj bashkoi disa festa fetare në Shqipëri. Kaluam pashkët katolike dhe ortodokse. Më pas festa e Fitër Bajramit dhe sot këtu në jug të Shqipërisë kremtohet festa e teqesë bektashiane të Ali Postivanit.

Me gjithë rrugën e amortizuar, mijëra besimtarë u drejtuan në skajin më të lartë të kësaj zone të Përmetit ku është ndërtuar ky objekt kulti.

Për ta kjo festë do të thotë më shumë shpresë dhe fat për të ardhmen.
“Kemi ardhur nga Korça për të festuar tek ky vendi shenjtë. Kemi besim tek teqeja e Ali Postivanit”, u shpreh një besimtar.

“I uroj gjithë besimtarëve gëzuar festën. Edhe Baba Hekuranit i uroj gëzuar këtë festë të bekuar”, tha një tjetër.

“Urime për gjithë njerëzimin. Shëndet dhe mbarësi se është ditë e shënuar”, pohoi një tjetër besimtare.

Këtu në teqenë bektashiane të Ali Postivanit vijnë qytetarë të besimeve të ndryshme fetare.
Këtu prezantohet më së miri harmonia që ka Shqipëria si një nga vendet e pakta në botë me bashkëjetesë të tilla .

“Kanë ardhur nga të gjitha besimet, katolikë, ortodoksë, myslimanë . Unë kam qenë këtu bashkë me baba Hekuranin. Të gjithë janë të kënaqur nga kjo teqe e shenjtë, nga ky vend. Uroj gjithë besimtarët gëzuar mbarë jua bëftë të gjithëve”, tha Eqerem Ali Muhib.

Mijëra besimtarë bektashianë dhe besimeve të tjera bashkohen në Teqenë e Ali Postivanit në Përmet.

Shumë prej tyre sakrifikojnë bagëti, ndajnë dhurata për të varfëritë , dhe argëtohen nën tingujt e muzikës tradicionale.

Kjo është festa e dytë për nga rëndësia pas asaj të 20 gushtit në malin e Tomorit, përsa i përket besimit bektashian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026