Konflikti në ditën e shtatë, vijojnë bombardimet, asnjë shenjë tërheqjeje nga palët
Izraeli bombardoi shtëpinë e liderit të Hamasit në orët e para të së dielës në Gaza, ndërsa grupi islamik u përgjigj me një breshëri raketash ndaj Tel Avivit, duke bërë që konflikti dypalësh të hyjë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë zbutjeje.
Të paktën tre palestinezë u vranë kur forcat ajrore izraelite bombarduan enklavën bregdetare dhe shumë të tjerë u plagosën, ndërsa zhurmat e bombardimeve të rënda u dëgjuan përgjatë gjithë natës.
Nga ana e tyre, izraelitët vrapuan për t’u strehuar pasi sirenat e alarmit për raketat në ardhje kumbuan në Tel Aviv dhe periferitë e tij. Rreth 10 persona mbetën të plagosur.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se fushata e bombardimeve do të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë me të gjithë forcën. Po sulmojmë një organizatë terroriste me goditje shkatërruese. Kush ndez konflikt do të marrë përgjigjen e merituar,” – u shpreh Netanyahu.
Ndërsa shefi i lëvizjes së Hamasit, Ismail Haniyeh deklaroi gjatë një tubimi në Doha të Katarit se luftimet kanë si prioritet Jerusalemin.
“Dua t’ju them të gjithëve ju, këtu nga toka e çmuar e Dohas, se pavarësisht se çfarë keni parë deri tani, ajo që fshihet pas është më e madhe,” – deklaroi Haniyeh.
Të paktën 148 persona janë vrarë në Gaza që kur aktet e dhunës nisën ditën e hënë, përfshirë 41 fëmijë. Nga ana tjetër, Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kronologji – Hamasi dhe Izraeli: një histori përplasjesh
- Thirrje për paqe, Papa: Fund zhurmës së armëve, ndiqni shtegun e paqes
- Arabia Saudite dënon “shkeljet flagrante” të Izraelit ndaj të drejtave të njeriut në Palestinë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta