Basha dhe Nishani debat në Këshillin Kombëtar të PD-së

16 Maj 2021 | 21:06

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar që zërat brenda partisë të bashkohen kundër “regjimit” siç e cilësoi ai mazhorancën qeverisëse.

Pasi foli për masakrën elektorale të 25 prillit, z. Basha tha se PD-në e pret përpara një sfidë e madhe

“Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët”, deklaroi kreu i PD.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani deklaroi se “masakra elektorale është e vërtetë, por gjysma e vërtetë e hidhur është dështim për të fituar betejën”.

Ai mbajti qëndrimin se nuk mund të analizohet në Këshillin Kombëtar humbja e zgjedhjeve duke shtuar se kjo mund të bëhet dhe gjykohet nga baza e partisë.

“Ata (baza e partisë), vetëm ata e njohin të vërtetën nga secili prej nesh në sallë. Sot jemi thirrur të analizojmë gjysmën e parë të vërtetës”, deklaroi z. Nishani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026