Basha përplaset me Arben Ristanin në Këshillin Kombëtar të PD-së

16 Maj 2021 | 22:39

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar rreth orës 22:30 të së dielës pas rreth tri orë diskutime.

Debatin më të fortë gjatë këtyre diskutimeve, kreu i PD Lulzim Basha duket se e ka pasur me ish-deputetin, Arben Ristani.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, z. Ristani i ka kujtuar kreut të PD se ka humbur tri beteja elektorale dhe ka shtuar se me gjasa z. Basha do ta çojë drejt një tjetër humbjeje në zgjedhjet e ardhshme lokale me këtë model.

Nga ana e tij, z. Basha është përgjigjur duke thënë se nëse anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së mendojnë se zgjedhjet kanë qenë të rregullta është gati të japë dorëheqjen.

Ristani: Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove.

Le ta nisim analizën por nuk ecet kështu. Vijnë zgjedhjet lokale dhe kam frikë se do humbasim prapë. Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata.

Basha: Zgjidhni dhe dua t’iu shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani.

Në fund, Këshilli Kombëtar miratoi vendimin e Kryesisë për përbërjen e komisionit të zgjedhjeve për kryetarin e PD me 13 qershor me asnjë votë kundër.

LEXONI GJITHASHTU:

Zgjedhje më 13 qershor për kryetarin e ri të PD

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026