Zvicër/ Arrestohet çift shqiptaro-italian për trafik droge, kapen me 1.4 kg kokainë
Një operacion antidrogë në kantonin e Ticinos ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptaro-italian nga autoritetet zvicerane, pas sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike. Të arrestuarit janë një 51-vjeçar shqiptar dhe një 35-vjeçare italiane, të cilët u kapën në flagrancë në banesën e tyre në Davesco-Soragno me 1.4 kilogramë kokainë dhe 10 gramë ekstazi.
Sipas Policisë Kantonale dhe Zyrës së Prokurorit Publik, 51-vjeçari është me banim të përhershëm në Gjermani. Të dy dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës që vepron në rajonin e Sottocenerit.
Ky zhvillim është pjesë e një hetimi të gjerë që ka zgjatur prej disa muajsh dhe që ka çuar tashmë në disa arrestime. Më 22 shkurt, gjatë një bastisjeje policore në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kg kokainë, mbi një kilogram kanabis dhe derivate të tij, si dhe një arsenal armësh – një pistoletë dhe tre pushkë. Në atë operacion u ndaluan dy shtetas italianë, të moshës 47 dhe 46 vjeç, si dhe një 28-vjeçar rumun.
Hetimet e mëvonshme bënë që në fillim të prillit të ndaloheshin edhe dy italianë të tjerë, 57 dhe 34 vjeç, si dhe një shtetase zvicerane 38 vjeçare. Policia kantonale ka bërë të ditur se vijon me shqyrtimin e pozicionit ligjor të disa të dyshuarve të tjerë, për të cilët deri tani nuk janë marrë masa kufizuese.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset