Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

30 Korrik 2025 | 16:12

Turqia ka zbuluar rezerva të reja prej 57 milionë fuçish naftë, me një vlerë të vlerësuar ekonomike rreth 4 miliardë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, gjatë një interviste në Tryezën Editoriale të agjencisë së lajmeve Anadolu.

Ministri konfirmoi gjithashtu se në pusin Göktepe-3 në Detin e Zi është zbuluar një sasi prej 75 miliardë metrash kub gaz natyror, që sipas tij, është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat vjetore të vendit për rreth 1.5 vjet, ose për të furnizuar banesat për afro 4.5 vjet.

“Sasia e zbuluar e gazit përfaqëson një vlerë ekonomike prej rreth 30 miliardë dollarësh,” tha Bayraktar. Ai shtoi se kërkimet intensive në tokë, veçanërisht në rajonet e Diyarbakır, Gabar dhe Batman, kanë çuar në identifikimin e rezervave të rëndësishme të naftës.

Sipas ministrit, procesi i eksplorimit vijon me ritme të larta dhe priten zbulime të tjera deri në fund të vitit, të cilat mund të rrisin më tej kapacitetet energjetike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026