Çfarë do të thotë nëse Britania njeh Palestinën?

30 Korrik 2025 | 17:55

Deklarata e kryeministrit britanik për njohjen e Palestinës ka shkaktuar shumë reagime në arenën ndërkombëtare. Por kryeministri Kei Starmer tha se Britania do ta njohë Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm për të, përfunduar “situatën e tmerrshme” në Gaza duke lejuar më shumë ndihma humanitare.

Ky vendim pason Francën, e cila gjithashtu njoftoi planet për njohjen e Palestinës, dhe vjen si reagim ndaj vuajtjeve në Gaza gjatë luftës kundër Hamasit. Shumë anëtarë të partisë së tij i kanë kërkuar Starmerit ta ndërmarrë këtë hap për të ushtruar presion ndaj Izraelit. Administrata Trump, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, e ka refuzuar planin, duke e quajtur “të rrezikshëm” dhe në favor të Hamasit.Ministri i Jashtëm francez e ka përshëndetur vendimin britanik si një hap të përbashkët drejt paqes dhe përfundimit të dhunës.

Starmer, i cili fillimisht mbështeti plotësisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, pas marrjes së detyrës ka adoptuar një qëndrim më kritik ndaj politikave izraelite. Britania ka pezulluar disa shitje armësh për Izraelin dhe ka sanksionuar dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë, të akuzuar për nxitje të dhunës ndaj palestinezëve.Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njohën Palestinën vitin e kaluar me kufijtë para vitit 1967, duke pranuar se këta kufij mund të ndryshohen me marrëveshje.

Vendimi i Starmerit mund të ushtrojë presion ndaj vendeve si Gjermania, Australia, Kanadaja dhe Japonia. Gjermania aktualisht nuk planifikon njohjen e menjëhershme të Palestinës, duke preferuar përparimin drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Ndërkohë, Italia kërkon që njohja e Palestinës të shoqërohet me njohjen e Izraelit nga ana palestineze.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti

Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave...
19:04 | 26/06/2026

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026

Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët

Vendndodhja e gati 300 personave që rezultuan pozitivë për Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin...
18:23 | 26/06/2026