Trump: Marrëveshja tregtare me Kanadanë, e vështirë pas mbështetjes për Palestinën

31 Korrik 2025 | 09:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se një marrëveshje tregtare me Kanadanë do të jetë “shumë e vështirë” për t’u arritur, pasi autoritetet kanadeze kanë shpallur mbështetjen e tyre për njohjen e shtetit të Palestinës.

“Kanadaja sapo njoftoi se do ta mbështesë shtetësinë për Palestinën. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne të arrijmë një marrëveshje tregtare me ta”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, “Truth Social”.

Deklarata e Trumpit erdhi pas njoftimit të kryeministrit kanadez Mark Carney, i cili të mërkurën bëri të ditur se Kanadaja do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në shtator 2025, gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Kjo është një përgjigje ndaj situatës humanitare të patolerueshme në Rripin e Gazës”, tha Carney gjatë një konference për media në Otavë, pas një takimi virtual të kabinetit qeveritar.

Vendimi i Kanadasë pritet të ketë ndikim si në marrëdhëniet e saj me SHBA-në, ashtu edhe në dinamikat më të gjera diplomatike ndërkombëtare, sidomos në lidhje me çështjen izraelito-palestineze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026