Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë

9 Gusht 2025 | 09:10

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit disadekadësh.

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan në Uashington marrëveshje me SHBA-në për rihapjen e korridoreve kryesore të transportit, në kuadër të një plani që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon edhe zvogëlimin e ndikimit rus në rajon.

“Armenia dhe Azerbajxhani po zotohen t’i japin fund përgjithmonë luftimeve, të hapin tregtinë, udhëtimin dhe marrëdhëniet diplomatike, si dhe të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit”, tha Trump.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se po i heq kufizimet për bashkëpunimin ushtarak me Azerbajxhanin, veprim për të cilin Aliyev shprehu mirënjohje. Kufizimet ishin vendosur ndaj Azerbajxhanit në vitin 1992.

Marrëveshja përfshin krijimin e “Rrugës Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare”.

Trump tha të premten në Shtëpinë e Bardhë se emërimi i rrugës në emrin e tij është “një nder i madh për mua”, por shtoi se “nuk e kam kërkuar këtë”.

Në samitin e paqes të premten, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se korridori transit do të “krijojë mundësi lidhjeje për shumë vende” dhe se po nis “rruga drejt partneritetit strategjik”.

Marrëveshja nuk parasheh që Shtetet e Bashkuara të paguajnë për ndërtimin e korridorit tranzit, por u bën thirrje kompanive private ta zhvillojnë atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026

Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës

Portugalia është gati të dërgojë një mision ndihme emergjente prej 50 shpëtimtarësh në Venezuelë, njoftoi sot Ministri i Jashtëm Paulo Rangel, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi vendin e Amerikës Latine. “Ekziston një...
17:58 | 25/06/2026