Amerika jep 50 mln euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria në Venezuelë
Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro.
Në një deklaratë për mediat, Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.
“Këto shpërblime të dëshpëruara në stilin më të mirë të një filmi hollywood-ian, përfaqësojnë një tjetër akt ndërhyrjeje në vend, që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vetëvendosjes së popujve.” -deklaroi Lopez.
SHBA e ka akuzuar Presidentin venezuelian se është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë, duke e lidhur atë me kartele të fuqishme që dyshohet se kanë përfshirë fentanil në dërgesat e kokainës të destinuara për tregun amerikan.
Ndërkohë, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka hedhur poshtë pretendimet e Uashingtonit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që lidh Meksikën me këtë çështje.
“Sa i përket Meksikës, nuk ka asnjë hetim që ka të bëjë me këtë. Siç themi gjithmonë, nëse kanë ndonjë provë, le ta tregojnë. Ne nuk kemi asnjë provë.” -u shpreh Sheinbaum.
Ajo komentoi gjithashtu një raport të gazetës New York Times, sipas të cilit ish-presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një direktivë sekrete që autorizon përdorimin e forcës ushtarake kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine. Presidentja meksikane sqaroi se çdo plan i tillë nuk prek territorin e Meksikës.
“Kjo ka të bëjë me territorin e SHBA-së, jo me Meksikën.”- theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset