Zbardhet vrasja e 32-vjeçarit në Shkodër, shpallet në kërkim Ibrahim Liçi, arrestohen 2 bashkëpunëtorët
Zbardhet vrasja e Endri Mustafes në Shkodër, e cila u zbulua rreth 24 orë më parë.
Burime të sigurta pranë Policisë së Shtetit dhe prokurorisë Shkodër bënë me dije për Euronews Albania se është shpallur në kërkim 28-vjeçari Ibrahim Liçi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Endri Mustafës.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Liçin kanë vrarë me armë zjarri të riun.
Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe 26-vjeçari Edison Arazi, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.
Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Mbi Ibrahim Liçin rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërsa për shtestin me iniciale E. M rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të Edison Arazi, si person në djeni për ngjarjen, rëndon edhe vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta