Dodik i “shpëton” burgut, gjykata jep vendim për dënim me gjobë
Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës ka vendosur të zëvendësojë dënimin me burgim ndaj ish-kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me një gjobë monetare, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
Vendimi është marrë pas propozimit të mbrojtjes dhe deklarimit të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, ku Gjykata bëri të ditur të martën se “në përputhje me dispozitat ligjore, është miratuar zëvendësimi i dënimit me burg me dënim me gjobë”.
Sipas Kodit Penal të Bosnjë-Hercegovinës, dënimet me burg deri në një vit mund të zëvendësohen me gjobë, duke llogaritur një ditë burg si ekuivalente me 100 marka (rreth 50 euro). Për dënimin prej një viti burg, Dodik do të duhet të paguajë 36.500 marka, apo mbi 18.000 euro.
Dodik u dënua më herët me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë. Pak ditë më parë, ai humbi edhe mandatin si kryetar i entitetit serb të vendit, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta