Procesi i vaksinimit, Gjermania vëmendje të rinjve, OBSH alarm për COVAX

18 Maj 2021 | 12:39

Gjermania po ndryshon përparësitë e vaksinimit kundër COVID dhe do t’u ofrojë doza të gjithë të rriturve nga 7 qershori.

Lëvizja do të thotë se kushdo mbi 16 vjeç do të mund të bëjë vaksinën në Gjermani, duke i dhënë fund kriterit ekzistues të përparësisë, bazuar tek mosha, puna dhe gjendja shëndetësore.

“Mund të them diçka me siguri të fortë, kushdo në Gjermani që dëshiron të vaksinohet për të mbrojtur veten dhe të tjerët do të mund ta marri dozën në javët e ardhshme dhe gjithashtu gjatë verës,” – u shpreh Jens Spahn, ministri gjerman  i Shëndetësisë.

Ndërsa Berlini avancon procesin, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nënvizuar një mungesë të theksuar të furnizimeve me vaksina për skemën ndërkombëtare COVAX.

Rritja e rasteve me COVID ka kompromentuar procesin global dhe 190 milionë doza nevojiten brenda fundit të qershorit.

“Pfizer është zotuar se do të ofrojë 40 milionë vaksina për COVAX këtë vit, por shumica e këtij stoku do të jetë në gjysmën e dytë të 2021-shit. Këto doza na duhen tani, ndaj u bëj thirrje atyre të bëjnë dorëzimin sa më parë,” – tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Ukraina është një vend që po lufton për të marrë dozat. Vetëm 8.300 persona e kanë marrë dozën e dytë në vendin me 42 milionë njerëz. Përplasjet politike dhe problemet ekonomike janë bërë shkas për situatën.

“Konkurrenca në tregun botëror të vaksinave e ka bërë të vështirë për Ukrainën të avancojë programin e vaksinimit,” – tha Lotta Sylwander, përfaqësuese e UNICEF-it.

Në Britani është koha e festës me lehtësimet që janë parë me kthimin e njerëzve në lokale e restorante. Sekretari i Shëndetësisë është i shqetësuar nga përhapja e variantit indian.

 “Aktualisht janë disa zyrtarë që kanë konstatuar pesë ose më shumë raste të konfirmuara. Më shqetësuese mbetet situata në Bedford, ku po shtojmë testimet,” – tha sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock.

Sipas studimeve laboratorike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë treguar një reduktim të kufizuar të efikasitetit kundër variantit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026