I akordoi fonde bashkëshortes, ish-kryeministri francez të hënën para gjykatës

23 Shkurt 2020 | 17:56

Ish-kryeministri francez, Francois Fillon dhe bashkëshortja e tij, Penelope do të dalin para trupit gjykues të hënën në lidhje me skandalin e vendeve të rreme të punës, që në vitin 2017 dëmtoi pjesëmarrjen e tij në garën për president.

Përpjekja e Fillon për pallatin Elize u përfshi nga dyshimet se ai i kishte paguar bashkëshortes disa qindra mijëra euro për punë të vogla si ndihmës parlamentare.

Një figurë politike e konsumuar, që ishte kryeministër gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy, Fillon ishte në krye të garës presidenciale kur akuzat dolën në sipërfaqe. Ai mohoi çdo shkelje, i rezistoi presioneve të partisë për të tërhequr kandidaturën, por u eliminua në raundin e parë të votimit.

Muajin e kaluar, Fillon deklaroi në një intervistë televizive se bashkëshortja e tij kishte qenë punonjësja më e rëndësishme e tij dhe se puna e saj për të do të provohet në gjykatë.

“Ajo menaxhoi axhendën time kushtetuese, postën time elektronike dhe redaktoi fjalimet që bëja”, tha Fillon për transmetuesin publik “France 2”.

Hetuesit vlerësojnë se Penelope Fillon mori 1 milion euro nga zyra e bashkëshortit përgjatë një periudhe 30-vjeçare, nga fillimi i viteve ’80 deri në 2013-n.

Kur skandali u zbulua, Fillon e denoncoi atë si një fushatë balte ndaj tij dhe mohoi që të kishte bërë diçka ilegale. Megjithatë, për “France 2” ai tha se mund të ketë bërë gabime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026