Çdo të thotë garancia e sigurisë për Ukrainën sipas Nenit 5 në NATO?

16 Gusht 2025 | 15:48

Gjatë një bisede telefonike të Presidentit amerikan Donald Trump me liderët evropianë, ai theksoi një propozim italian për garanci sigurie për Ukrainën “të frymëzuara nga Neni 5 i NATO-s”, tha Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, sipas Reuters.

Një zyrtar evropian i tha më herët CNN-it se pjesë e diskutimeve me Trump kanë qenë garancitë e sigurisë të tipit “Neni 5” për Ukrainën, me mbështetje nga SHBA dhe Europa, në rast të një marrëveshjeje paqeje. Zyrtari shtoi se NATO nuk do të përfshihet në këto garanci.

Çfarë është Neni 5 i NATO-s?
Është pjesa e traktatit që parashikon “mbrojtjen kolektive”, duke përcaktuar se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, dhe se të gjithë anëtarët do të ndërmarrin veprime të përbashkëta.

Presidenti amerikan ka qenë më parë skeptik ndaj kërkesave të përsëritura të Ukrainës për garanci sigurie një mënyrë për të siguruar që Rusia të mos e shkelë një marrëveshje armëpushimi apo të mos rifillojë ofensivën në të ardhmen.

“Nëse ka garanci të stilit të Nenit 5, kjo është një çështje shumë e rëndësishme,” tha Jill Dougherty, pedagoge e asociuar në Universitetin Georgetown dhe ish-shefe e zyrës së CNN në Moskë, duke theksuar se vetë neni nuk është detyrues. “Ai nuk i detyron askënd, por ekziston pritshmëria që do ta mbrojnë Ukrainën.”

Dougherty gjithashtu vuri në dukje një deklaratë të Putinit një ditë më parë, ku ai tha se “siguria e Ukrainës duhet të garantohet”.

“Kjo mund të jetë një shenjë që ndoshta (Putini) po punon për një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara ku ai mund të thotë: ‘kurrë anëtarësim në NATO për Ukrainën, por ndoshta mund të pranojmë njëfarë garancie amerikane,’” shtoi ajo.

Fuqitë evropiane kanë propozuar një “forcë sigurie” për Ukrainën, për të cilën thonë se nuk mund të funksionojë pa një garanci mbështetëse nga SHBA. Megjithatë, Trump deri më tani ka qenë hezitues për të angazhuar trupa apo burime amerikane.

Në përgatitjen e këtij raporti kontribuoi edhe Nick Paton Walsh nga CNN në Kiev.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026