Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

16 Gusht 2025 | 17:27

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse raportojnë se Putin, menjëherë pas samitit, ka thirrur sot një takim në Kremlin për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vizita në Alaska ishte shumë e dobishme”, u shpreh Putin, duke shtuar se ka diskutuar me Trump “pothuajse për të gjitha fushat e bashkëveprimit tonë”.

Ndërkohë, sipas gazetës amerikane New York Times, Putin i ka kërkuar Trump që të sigurojë rikthimin e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë.

Po ashtu, ai ka kërkuar edhe garanci sigurie për kishat ortodokse ruse në territorin ukrainas. Këto kërkesa janë konsideruar nga burime diplomatike si disa nga temat kryesore të tryezës së bisedimeve.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet SHBA–Rusi, ndërsa çështja e Ukrainës mbetet një ndër temat më të ndjeshme në politikën ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026