Finalja e Kupës së Shqipërisë luhet më 30 maj në “Air Albania”

18 Maj 2021 | 15:48

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Vllaznia do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Kjo është hera e dytë në historinë e Kupës së Shqipërisë që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën.

Hera e parë kur këto ekipe janë përballur ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga Vllaznia, me rezultatin 1-0.

Korçarët kaluan në finale pas fitores ndaj Teutës në Durrës, ku arritën të fitonin me rezultatin 2-0, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.

Shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026