Rastet e reja me COVID-19, Tirana del nga “zona e kuqe”

18 Maj 2021 | 16:48

Prej gati dy javësh, numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri ka pësuar rënie të theksuar. Gjatë ditës së fundit janë zbuluar 39 raste të reja nga kryerja e 3 169 testimeve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Kjo është dita e dytë që prej fillimit të pandemisë ku Tirana nuk qëndron në krye sa i takon rasteve të reja me coronavirus. Dje në kryeqytet kishte vetëm dy raste.

Por gjithsesi Tirana mbetet aktualisht bashkia me numrin më të lartë të rasteve aktive pasi ka rreth 2 500 nga 3 200 që janë në të gjithë vendin.

Ditë e fundit ka humbur jetën një paciente 72 vjeçe nga Fieri ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (18 Maj 2021)

Testime totale            682,565

Raste pozitive             132,071

Raste të shëruara        126,405

Raste Aktive                  3,230

Humbje jete                  2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2509

Korçë            142

Shkodër       132

Fier               74

Lezhë           71

Vlorë             66

Gjirokastër   66

Elbasan        57

Berat             51

Durrës          30

Kukës           20

Dibër           12

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026