Rusia i kthen trupat e 1 mijë personave në Ukrainë, por nuk liron të burgosur
Rusia ktheu të martën në Ukrainë trupat e 1,000 personave, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë mes dy vendeve.
Sipas Shtabit të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, Rusia pretendon se trupat i përkasin ushtarëve ukrainas, megjithatë Ukraina ende nuk e ka verifikuar këtë pretendim. Gjatë shkëmbimeve të mëparshme, Rusia kishte dorëzuar trupa që ishin me uniforma të ushtrisë ruse apo që mbanin dokumente dhe targa identifikuese ruse, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.
“Fatkeqësisht, mes trupave të rikthyera janë edhe trupat e pesë ushtarëve ukrainas që kanë vdekur në robëri. Ata ishin në listën e të burgosurve ‘rëndë të plagosur dhe rëndë të sëmurë’, të parashikuar për shkëmbim sipas marrëveshjes së arritur në Stamboll gjatë raundit të dytë të negociatave,” thuhet në deklaratën e shtabit ukrainas për të burgosurit e luftës.
“Pala ruse vazhdon të vonojë dhe të mos përmbushë detyrimet e saj,” vijon deklarata.
“Ukraina këmbëngul për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve rëndë të sëmurë dhe të plagosur, dhe po lufton për kthimin e çdo qytetari ukrainas.”
Shtabi bëri me dije se ushtarët ukrainas të rënë kishin shërbyer në rajonet ukrainase të Donetskut, Zaporizhias dhe Luhanskut, si dhe gjatë një inkursioni në rajonin rus të Kurskut.
Autoritetet ukrainase falënderuan Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për ndihmën në procesin e kthimit të trupave.
Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella