Zbulohet arsyeja pse Princi William refuzon pajtimin me Princin Harry
Eksperti mbretëror, Richard Fitzwilliams, ka zbuluar arsyen kryesore pse Princi William nuk është ende i gatshëm të pajtohet me vëllain e tij, Princin Harry, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit.
Në një intervistë për Fox News Digital, Fitzwilliams theksoi se mosbesimi ndaj Meghan Markle është një nga faktorët kryesorë. Ai tha se William ndjen se Harry e ka tradhtuar familjen mbretërore, veçanërisht pas publikimit të kujtimeve “Spare”, ku Harry ka bërë sulme personale ndaj tij.
“Ka gjëra që nuk harrohen lehtë,” shtoi eksperti, duke kujtuar se vëllezërit nuk kanë komunikuar as gjatë shërbimit përkujtimor të Lord Fellowes, në gusht të kaluar.
Një tjetër eksperte, Hilary Fordwich, mbështeti këtë qëndrim, duke vënë në dukje se mungesa e besimit është pengesa më e madhe për një pajtim. Ajo paralajmëroi se çdo bisedë private mund të bëhet publike dhe të përdoret për përfitime personale ose projekte komerciale.
Sipas Fordwich, familja mbretërore është e shqetësuar pasi Meghan nuk ndjen ndonjë detyrim ndaj publikut britanik apo institucionit mbretëror, gjë që e vështirëson rikthimin e marrëdhënieve mes vëllezërve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta