Guterres i kërkon Izraelit të ndalë projektin për ndarjen e Bregut Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje qeverisë izraelite të tërhiqet nga plani për të ndarë Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency.
Deklarata e tij u publikua në platformën sociale X, pas miratimit përfundimtar nga Izraeli të “Projektit E1”, që parashikon zgjerimin e vendbanimeve në Kudsin Lindor dhe ndarjen e pjesës veriore nga ajo jugore e Bregut Perëndimor.
“Ndërtimi i çdo vendbanimi në tokën palestineze të uzurpuar shkel ligjin ndërkombëtar. Vendimi për të zgjeruar vendbanimet e paligjshme duhet të tërhiqet,” theksoi Guterres, duke nënvizuar gjithashtu nevojën për të parandaluar vdekjet dhe shkatërrimet në shkallë të gjerë në Gaza dhe duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Stephane Dujarric, konfirmoi më 15 gusht thirrjen e Guterresit drejtuar Izraelit për të ndalur projektin. “Pozicioni ynë është i qartë: vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, dhe regjimi i tyre, u krijuan dhe mirëmbahen në shkelje të ligjit ndërkombëtar,” deklaroi Guterres.
“Projekti E1” synon lidhjen e Maale Adumim, vendbanim izraelit pranë lagjes palestineze Azeriye, me rrugët drejt Kudsit Perëndimor. Zona historikisht ka qenë pjesë e Kudsit Lindor, por është vendosur në anën e Bregut Perëndimor të Murit të Ndarjes.
Në kuadër të projektit janë uzurpuar 12 mijë hektarë tokë palestineze për ndërtimin e mbi 4.000 vendbanimeve dhe hoteleve të paligjshme, duke kërcënuar lidhjen e Kudsit Lindor me territorin tjetër palestinez dhe duke intensifikuar ndarjen e Bregut Perëndimor.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)