Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të biseduar për përfundimin e luftës mbi trivjeçare.
Lavrov e tha këtë vetëm disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kishin nisur përgatitjet për t’i ulur ata së bashku në një tryezë bisedimesh.
“Nuk është planifikuar asnjë takim” mes liderëve rusë dhe ukrainas, tha kryediplomati rus në një intervistë të regjistruar për emisionin e së dielës të NBC, “Meet the Press with Kristen Welker”.
Trump tha të hënën në rrjetet sociale se kishte folur me Putinin dhe se kishte tashmë kishin nisur përgatitjet për një takim në një vend që do të përcaktohej më vonë. Ai shtoi se do t’i bashkohej më pas atyre në një takim trepalësh.
Ditëve të fundit janë rritur dyshimet për përkushtimin e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja, pasi zyrtarët rusë kanë bërë kundërshtime ndaj pikave kyçe të propozimeve fillestare.
Lavrov tha të enjten se Putini është i gatshëm të takohet me Zelenskyn për t’i shtjelluar kushtet për paqe, por vetëm pasi çështjet kryesore të zgjidhen paraprakisht nga zyrtarët e lartë.
Ukraina kërkon nga Perëndimi garanci të sigurisë për ta parandaluar ndonjë sulm rus pas luftës, dhe zyrtarët amerikanë e evropianë po nxitojnë për të hartuar propozime të hollësishme se si mund të funksionojë kjo.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi