Kreu i Illinois: Plani i Trump për të vendosur trupa në Çikago abuzim me pushtetin
Plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur trupa në Çikago është një abuzim me pushtetin, tha sot guvernatori demokrat i shtetit amerikan të Illinois, JB Pritzker.
“Nuk ka asnjë emergjencë që justifikon dërgimin e Gardës Kombëtare në Illinois dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara po përpiqet të shpikë një krizë”, tha Guvernatori Pritzker në një deklaratë, sipas BBC-së.
Si pjesë e masave të supozuara kundër krimit në qytetet amerikane, Trump ka vendosur tashmë rreth 2,000 ushtarë në Uashington, kryeqytetin amerikan, ku qeverisja lokale mbahet gjithashtu nga demokratët.
Ndërkohë, Pentagoni po punon mbi planet për vendosjen e Ushtrisë Amerikane në Çikago, raportuan sot mediat amerikane.
Duke cituar burimet e saj, gazeta Washington Post raporton se planifikimi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i cili ka qenë në vazhdim prej javësh, ka disa mundësi, duke përfshirë mobilizimin e të paktën disa mijëra anëtarëve të Gardës Kombëtare që në shtator.
“Çikago është një rrëmujë. Ndoshta do ta rregullojmë këtë më pas”, tha Trump të premten gjatë një telefonate me gazetarët, duke kritikuar kryetarin e bashkisë së Çikagos dhe udhëheqësit demokratë të qytetit.
Të premten, Trump tha se si pjesë e një goditjeje të supozuar kundër krimit në qytetet amerikane, ai do ta zbatonte këtë politikë në Çikago dhe Nju Jork – dy qytete të mëdha të kontrolluara nga demokratët.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq