Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25 Gusht 2025 | 15:15

Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës.

Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë kontribuuar për këto mediume.

Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë se “numri ka shkuar në 20 martirë, përfshirë pesë gazetarë dhe një pjesëtar të Mbrojtjes Civile”, pas sulmeve në spitalin Nasser në Han Junis- një kompleks i madh mjekësor në jug qe është shënjestruar disa herë nga Izraeli prej nisjes së luftës.

Sipas vëzhguesve të mediave, rreth 200 gazetarë janë vrarë përgjatë dy vjetëve të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e saj ushtarake kanë kryer sulme në zonën e spitalit në Han Junis.

“Shefi i shtabit të përgjithshëm urdhëroi që të kryhet hetim fillestar sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ushtria përmes një deklarate, duke shtuar se “ndjen keqardhje për dëmet ndaj individëve të papërfshirë” dhe që “nuk i shënjestron gazetarët”.

Spitali Nasser është ndër qendrat e vetme shëndetësore në Rripin e Gazës që është të paktën pjesërisht funksional.

Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, në tetor të vitit 2023, duke lënë të paktën 1.200 njerëz të vrarë, kryesisht civilë.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë të paktën 62.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Gazë.

Organizata ndërkombëtare të ndihmës kanë ngritur alarmin për zi buke në Gazë, teksa shumica e hyrjeve për ndihma mbesin të bllokuara.

Izraeli, në anën tjetër, i hedh poshtë këto vlerësime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas refuzimit të Putinit për bisedime paqeje, Ukraina sulmon sërish Shën Petersburgun

Ukraina nisi një sulm me dron pranë Shën Petersburgut gjatë natës, duke e goditur përsëri zonën pak para ditës së fundit të forumit ekonomik të...
07:57 | 07/06/2026

Të shtëna me armë në një festival në SHBA, 12 persona të plagosur! Autorët në arrati

Të paktën dymbëdhjetë persona u plagosën të shtunën në qytetin e Toledos, në shtetin amerikan të Ohajos në verilindje, në margjinat e një festivali lokal,...
07:44 | 07/06/2026

Armëpushimi në krizë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

Armëpushimi i paqëndrueshëm midis SHBA-së dhe Iranit është vënë në provë edhe një herë, me forcat amerikane që synojnë dronët dhe radarët iranianë, dhe Iranin...
07:04 | 07/06/2026