Ukraina prezanton raketën e re me rreze 1 mijë kilometra
Ukraina ka prezantuar një raketë të re me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e saj për të goditur objektiva thellë në territorin rus.
Raketa, e quajtur “Neptuni i Gjatë”, u shfaq për herë të parë në një video të publikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës nga platforma ushtarake Zbroya (“Arma”), raportoi Defense Express.
Pamjet sugjerojnë se raketa e re ka një gjatësi prej rreth 6 metrash pra rreth 1.5 metra më shumë se versioni standard si dhe është 12 centimetra më e gjerë në diametër, ndryshime që lidhen me nevojën për kapacitet më të madh karburanti.
Ndryshe nga versioni origjinal i Neptunit, i cili ishte projektuar kryesisht për luftë kundër anijeve dhe që mori vëmendje botërore pas fundosjes së anijes ruse Moskva në vitin 2022, varianti i ri “Neptuni i Gjatë” është i prodhuar për të goditur objektiva tokësorë.
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Kievit për të prodhuar armë vendase me rreze të gjatë veprimi, në një kohë kur furnizimet perëndimore përballen me vonesa dhe kufizime politike.
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan