SPAK kërkon 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 ton kanabis.
Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë.
Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve.
Lelaj akuzohet për “Trafikim të Narkotikeve’, ‘Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Për të njëjtën çështje janë dënuar më parë: Emiljano Cili – 18 vite, me gjykim shkurtuar 12 vite burg; Artur Riza-18 vite, me gjykim shkurtuar 12 vite burg.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta