Pika kufitare e Qafë Botës, Dhoma e Tregtisë në Greqi kërkon hapjen e kufirit

19 Maj 2021 | 12:38

Dhoma e TregtisëThesprotise i ka kërkuar Athinës hapjen e pikës doganore te Qafë Botës.

Kësaj here janë vetë grekët që kërkojnë hapjen e kësaj pike të kalimit kufitar.

Bizneset në zonën kufitare me Sarandën dhe Konispolin kanë fitime të mëdha nga lëvizja në të dy anët e kufirit, siç theksoi Dhoma e Tregtisë në letrën e saj, ndërkohë që shtoi gjithashtu se ende nuk ka arsye se përse kjo pikë kufitare qëndron e mbyllur.

Tashmë në Shqipëri ka shumë pak raste të infektimeve apo shtrimeve në spitale me COVID-19. Ndërkohë, në zonën greke vijon me ritme të larta vaksinimi kundër infeksionit COVID.

Më herët edhe bashkitë shqiptare në kufi me Greqinë kanë kërkuar hapjen e pikës kufitare të Qafë Botës si një domosdoshmëri jetike për ekonominë e rajonit.

Korrespondenti i Euronews Albania, Viktor Avdiaj raportoi nga kjo pikë kufitare ku u shpreh se ka shenja pozitive sa i takon situatës duke qenë se në 24 maj ka një mbledhje të qeverisë greke dhe pritet një vendim. Janë të shumtë qytetarët që kanë shprehur përveçse shqetësimin, edhe shpresën se pas pesë ditësh Qafë Bota do të hapet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026