Pandemia detyron skuadrën e River Plate të luajë me një mesfushor si portier
Skuadra argjentinase e River Plate do të duhet ta zhvillojë me një mesfushor në rolin e portierit ndeshjen kundër kolumbianëve të Santa Fes në “Copa Libertadores”.
Njëzetë lojtarë të skuadrës së parë janë prekur nga COVID-19 javën e shkuar dhe janë vënë në izolim. Prej organikës fillestare tashmë River Plate ka në dispozicion vetëm 12 lojtarë, prej të cilëve asnjë portier.
Kërkesa për të federuar një tjetër lojtar drejtuar bashkimit të federatave të futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) u refuzua. CONMEBOL tha se klubit i qe njoftuar që në fillim të sezonit se për shkak të COVID-19 mund të regjistronte 50 lojtarë nga 32 që regjistroi.
Në këtë mënyrë River Plate do të luajë me mesfushorin Enzo perez, i lartë 179 centimetra, në portë si portier.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)