Donald Trump nën hetim penal, Prokuroria e Nju Jorkut heton organizatën e ish-presidentit
Autoritetet hetimore në Nju Jork e kanë kthyer nga civil, në penal hetimin mbi organizatën e ish-presidentit Donald Trump. Grupi në fjalë akuzohet për akte kriminale, që kanë të bëjnë me fshehjen e të ardhurave dhe shmangien e taksave.
Lajmin e bëri të ditur prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, i cili nënvizoi se kishte informuar tashmë kompaninë për këtë ndryshim.
Prokurori i zonës së Manhatanit, Cyrus Vance i ka hetuar bizneset e Organizatës Trump për më shumë se dy vjet përpara se Trump të bëhej president.
Nga ana e saj, kompania nuk është shprehur e gatshme për një koment.
Zyra e prokurorit saktësoi se grupi i familjes Trump po hetohet për kryerjen e akteve kriminale në një periudhë afatgjatë, si për falsifikim të të ardhurave me qëllim fshehjen e taksave.
Procesi hetimor nisi pasi ish-avokati i Trump, Michael Cohen pagoi në fshehtësi dy gra, për të siguruar heshtjen e tyre para zgjedhjeve të 2016-s, pasi pretendonin për një lidhje sekrete me Trump.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta