Ish-kryebashkiaku i New York, Rudy Giuliani pëson aksident të rëndë

1 Shtator 2025 | 08:28

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ka pësuar lëndime serioze pas një aksidenti automobilistik të ndodhur të shtunën mbrëma në shtetin e New Hampshire. Sipas zëdhënësit të tij, 81-vjeçari u transportua menjëherë në spital, ku iu diagnostikua një frakturë vertebrale si dhe plagë të shumta në trup, përfshirë krahun e majtë dhe këmbën e poshtme.

Makina me të cilën po udhëtonte Giuliani u godit nga pas, ndërsa ai ndodhej në zonë për të ndihmuar një grua që raportoi dhunë në familje. Sipas Michael Ragusa, kreu i sigurisë së Giulianit, ish-kryebashkiaku kishte ndërhyrë për të ndihmuar viktimën dhe kishte njoftuar autoritetet përpara se të ndodhte përplasja.

Giuliani, i njohur gjerësisht për rolin e tij si prokuror federal në vitet ’80 dhe më pas si kryebashkiak i Nju Jorkut gjatë periudhës 1994–2001, ka qenë më vonë një figurë aktive në politikën kombëtare. Ai ka shërbyer si këshilltar i afërt i Presidentit Donald Trump dhe është përballur me sfida të shumta ligjore në vitet e fundit, përfshirë humbjen e licencës së avokatit dhe një dëmshpërblim prej miliona dollarësh për shpifje ndaj punonjësve të zgjedhjeve në Xhorxhia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026