Përshkallëzohet protesta për ngacmimin e të miturës në Prishtinë
Ngacmimi seksual ndaj një të miture në shkollë ka nxitur një reagim masiv në Prishtinë. Me qindra nxënës të shkollave të mesme dhe mësues kanë marshuar në sheshet e kryeqytetit, të njëjtit kanë kërkuar siguri, edukim seksual dhe psikologë në shkolla.
“Mos hesht trego”, “Mos ma prish fëmijërinë”, ishin thirrjet kryesore të protestës së organizuar pas raportimit të ngacmimit seksual të një vajze të klasës së parë nga tre nxënës të tjerë.

“Është koha me rrit zërin që gjithë së bashku me një fjalë me tregua që nuk është lojë, është traumë”, shprehet Lendina Balaj, nxënëse e shkollës “Xhevdet Doda”.
“Kërkesa e parë është për futjen e edukimit seksual në kurrikulën e shkollave tona. Të gjithë e dimë se sa shumë kjo lëndë është e nevojshme, dhe se sa shumë është e injoruar prej sistemit dhe prej institucioneve tona në Kosovë. Kërkesa jonë e dytë është për psikologët në shkolla”, shprehet Ene Aliu nga gjimnazi “Sami Frashëri”.

Rreshtit të parë të protestuesve i është bashkuar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila bën thirrje që fëmijëve t’u mësohet dashuria dhe respekti.
“Të rriten djemtë dhe vajza në të njëjtën mënyrë e të barabartë brenda mureve të shtëpisë, të mos lejojmë djemtë t’i nënçmojnë motrat e tyre apo këdo tjetër, por t’iu mësojmë dashurinë dhe respektin”, shprehet ish-presidentja.

Protesta në Prishtinë u organizua nga nxënës të gjimnazeve “Xhevdet Doda”, “Sami Frasheri”, “Eqrem Çabej” si dhe “Ahmet Gashi” pas ngacmimit seksual ndaj një vajze të mitur, vetëm 6 vjeçe, nga tre djem të të klasës së 7-të.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)