Burg shtatë të dyshuarve për bllokimin e kokainës në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 30 ditë për shtatë të dyshuarit të përfshirë në rastin e 400 kg kokainë që u sekuestruan të hënë në Lipjan.
Masa e paraburgimit e cila u kërkua nga Prokuroria e Kosovës u caktua për të dyshuarit Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit, ku pas përfundimit të seancës mbrojtja e të akuzuarit, Izet Sheqiri avokati, Besnik Berisha tha se Prokuroria e Kosovës nuk ka asnjë provë që i lidh shtatë të arrestuarit me sasinë e narkotikëve që u sekuestruan të hënën në Lipjan.
Të gjithë të dyshuarit në këtë rast po dyshohen se kanë kryer veprën penale, pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe veprën penale armëmbajtje pa leje.
Lexoni gjithashtu:
Kosovë, kapen qindra kilogramë kokainë në një kontejner që vinte nga Shqipëria
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)