Rusia shtrihet në Lindjen e Largët, kontrata miliardëshe me Kinën
Në bashkëpunim me Kinën, Rusia po zgjerohet në Lindjen e Largët.
“Gazprom”, kolosi rus i energjisë, ka firmosur kontratën për ndërtimin e gazsjellësit “Fuqia e Siberisë 2” drejt Kinës, si dhe një projekt të ngjashëm me Mongolinë.
Lajmin e bëri të ditur agjencia “Bloomberg”, duke cituar kreun e grupit rus, Aleksey Miller.
Aktualisht, Rusia furnizon Kinën përmes gazsjellësit “Fuqia e Siberisë 1”, me një kapacitet prej 38 miliardë metrash kub gaz në vit.
Nga viti 2027, projekti i quajtur “Aksi i Lindjes së Largët” pritet të shtojë fluksin vjetor të gazit drejt Kinës me 10 miliardë metra kub.
Marrëdhëniet ruso-kineze u konfirmuan edhe në samitin e Shangait, ku presidentët Xi Jinping dhe Vladimir Putin u takuan në Pekin, duke dëshmuar lidhjet e ngushta mes dy vendeve pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Xi e cilësoi Putinin “mik të vjetër” dhe theksoi se marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë i kanë rezistuar sfidave gjeopolitike ndërkombëtare, duke përmendur koordinimin strategjik dhe bashkëpunimin me përfitim të dyanshëm.
Nga ana tjetër, Putin falënderoi Xi për pritjen dhe vlerësoi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivele të paprecedenta.
Në vijim të samitit, Xi zhvilloi takime dypalëshe me presidentin e Uzbekistanit, kryeministrin e Afganistanit dhe presidentin e Mongolisë, ku u përfshi edhe Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta