Irani: Jemi të hapur për bisedime bërthamore me SHBA-në

2 Shtator 2025 | 20:32

Shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se shteti i tij është i hapur për bisedime bërthamore me Shtetet e Bashkuara, por përjashtoi çdo kufizim ndaj programit raketor të Teheranit.

“Rruga për negociata me SHBA-në nuk është mbyllur. Por, amerikanët janë ata që vetëm flasin për bisedime, por nuk ulen në tryezë dhe padrejtësisht fajësojnë Iranin për këtë”, tha Larijani, i cili është sekretar i Këshillit të lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

“Duke ngritur çështje të parealizueshme si kufizimet mbi raketat, ata vendosin një rrugë që e bën të pavlefshme çdo bisedim”, tha Larijani në një postim në X.

Këto deklarata vijnë disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara mirëpritën një vendim nga fuqitë evropiane për të rivendosur sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, por thanë se mbeten “të gatshëm për angazhim të drejtpërdrejtë me Iranin”.

Bisedimet bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit, të cilat kishin filluar në prill, u ndërprenë në mes të qershorit kur Izraeli sulmoi objektet bërthamore iraniane. Më pas, edhe SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar

1,943 të vdekur, numri ende i përkohshëm zyrtar i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor vazhdon të rritet. Në...
08:12 | 01/07/2026

Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 miliard dollarë vitin e kaluar nga marrëveshjet e biznesit me kriptomonedha, sipas raportit të tij...
07:42 | 01/07/2026

Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili synonte t’i jepte fund fitimit...
07:36 | 01/07/2026