Paskal Milo: Vendimi i DASH për Berishën, paralajmërim për të gjithë politikanët në vend

19 Maj 2021 | 20:47

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo shprehet se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Sali Berishën duhet parë si një “paralajmërim” për të gjithë politikanët në vend.

Sipas z. Milo vendimi i DASH është i dëmshëm për të gjithë vendin pasi është goditur një nga politikanët më të rëndësishëm në vend dhe që ka udhëhequr nismat e proceseve demokratike.

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme për politikën shqiptare, nismëtari i parë i proceseve demokratike në vend tashmë ndodhet moralisht para një akuze shumë të rëndë. Kjo qoftë nga pikëpamja personale nuk është e mirë, nuk është e mirë në një farë mënyrë as për Shqipërinë. Është marrë një vendim për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë. Nuk do të uroja që shqiptarët të ndaheshin në pro dhe kundër në këtë çështje dhe një palë të gëzohej dhe një tjetër të hidhërohej”, tha z. Milo.

Historiani i njohur shtoi gjithashtu se ky vendim i DASH “është një paralajmërim për të gjithë ata që kanë qenë dhe janë në politikën shqiptar që të vetëferenohen dhe të vetëkontrollodhen dhe të nxjerrin mësime”. Sipas z. Milo “ngjarja nuk është e rastit është një veprim i mirë menduar dhe i shpallur pikërisht pas zgjedhjeve, pasi para zgjedhjeve mund të ndikoheshin zgjedhësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021