Trump presion udhëheqësve evropianë: Mos blini naftë ruse, kështu e financoni luftën

4 Shtator 2025 | 20:12

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha sot udhëheqësve evropianë se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, sepse shitja e kësaj energjie ndihmon Moskën të financojë luftën e saj kundër Ukrainës, tha një zyrtar i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë për Reuters.

Trump u tha pjesëmarrësve në takimin e “Koalicionit të Vullnetit” se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, pasi Rusia fitoi 1.1 miliardë euro në një vit duke i shitur karburant BE-së, tha zyrtari.

Sipas tij, udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për dyshimet se po financon përpjekjet e luftës së Rusisë.

Zyrtari tha se Trump e bëri të qartë se lufta në Ukrainë nuk është lufta e tij, por se edhe evropianët duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund konfliktit.

Komisioni Evropian ka propozuar një ligj për heqjen graduale të importeve të naftës dhe gazit rus në BE deri më 1 janar 2028.

Një takim i “Koalicionit të Vullnetit” mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën u mbajt sot në Paris.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi pas takimit se 26 vende janë zotuar zyrtarisht për të vendosur forcat e tyre në Ukrainë “qoftë në tokë, det apo ajër”, si pjesë e garancive ndërkombëtare të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026